SPORT

Reali në ballë të luftës ndaj COVID-19, kthen “Santiago Bernabeun” në depo

Reali në ballë të luftës ndaj COVID-19, kthen
Real Madridi, në ballë të luftën kundër Koronavirusit, që ka mbërthyer prej ditësh kryeqytetin e Spanjës dhe je jo vetwm. Klubi mbretëror ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit që stadiumi “Santiago Bernabéu” të shndërrohet në qendrën kryesore për mbledhjen e furnizimeve të kujdesit shëndetësor.

“Klubi i Fubollit Real Madrid, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e pajisjeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19. “Santiago Bernabéu” do të bëhet një hapësirë e përshtatur për të ruajtur furnizime shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi ”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Më pas shpjegohet se i gjithë ky material do t’u dorëzohet autoriteteve shëndetësore spanjolle, në mënyrë që të mund të bëhet një përdorim optimal dhe efikas i këtyre burimeve, aq të domosdoshme në urgjencën aktuale shëndetësore.