SPORT

Realizoi ëndrrën me transferimin tek Barça, sulmuesi "shfrenon fantazinë" në prezantim

Realizoi ëndrrën me transferimin tek Barça, sulmuesi

Si një rrufe në qiell të hapur ishte transferimi i Martin Braithwaite tek Barcelona. 

Sulmuesi danez pas zyrtarizimit, u prezantua duke thënë fjalët e para si një lojtar i katalansve duke shprehur të gjithë lumturinë e tij që është bërë pjesë e një prej skuadrave më të mëdha të Europës.

“Jam i emocionuar, sepse është një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë duan të luajnë për një klub të tillë. Objekti im është të fitoj tituj. Është një klub me presion dhe pritshmëri të larta. Çfarë lojtari jam? Shumë teknik, i shpejtë, i fortë, inteligjent. Objektiv kryesor është të shënoj sa më shumë gola,” ishin fjalët e para të 28 vjeçarit danez që kaloi nga Leganes te Barcelona për 18 milionë euro./XH.K