SPORT

Reja: Fitore e rëndësishme, menduam edhe për Anglinë

Reja: Fitore e rëndësishme, menduam edhe për Anglinë

Edoardo Reja në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu suksesin e kuqezinjëve në Andorra, duke vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë sidomos në 45 minutat e para.

“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë, bëmë aksione të bukura. Mund të shënonim më përpara. Në pjesën e dytë vuajtëm rreth çerek ore, Andorra është një skuadër e vështirë, pasi të bën shumë presing dhe të krijon tension. Të kënaqemi më këto tre pikë, jam i kënaqur edhe me 0-1. Janë tre pikë të rëndësishme, të shohim përpara me besim.Kemi luajtur me 5 lojtarë në fazën sulmuese, por duhet të kemi edhe karakteristika force, jo vetëm teknikë. Do shfrytëzoj në maksimum këtë grup, më pas do i jap hapësira edhe të rinjve. Kalendari është i ngjeshur, do përdor rreth 20 lojtarë në këto tre ndeshjes. Të shohim nëse do të dalë ndonjë element”.