SPORT

Reja tregon pse la jashtë liste Manajn dhe Balliun : Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin

Reja tregon pse la jashtë liste Manajn dhe Balliun : Do të

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka treguar arsyet pse e ka lënë Rey Manajn dhe Ivan Balliun jashtë listës për dy sfidat kualifikuese të ardhshme kundër Anglisë dhe Andorrës të vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Në një konferencë për shtyp ai ka thënë:

“Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat, sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën për të shkuar në play-off, por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë.

Për sa i përket dy mungesave si Manaj dhe Balliu, kam folur me Manajn dhe kemi menduar që të bënte pak pushim se nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike dhe nuk ka pasur shumë mundësi për minutazh te klubi.

Balliu ka një problem shëndetësor, kam folur me të dhe do t’u nënshtrohet sërish testeve, kemi vendosur bashkarisht që mos të ishte në grumbullim. Kisha shumë dëshirë ta kisha, por më duhet që ta shtyj për një herë tjetër.

Doja që ta provoj, por gjendja e tij ishte e dobët për momentin. Kemi pasur edhe mungesa të tjera si Gjimshiti, por do të mundohemi që të japim më të mirën e mundshme me këta lojtarë që kemi.

Ne do të impeniohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë më Anglinë apo Andorrën për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë që Hungaria të na japë një dorë duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do t’u kërkoj të japin maksimumin, pasi duam pikë.

Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq. E vetmja zhgënjim që kam ishin humbjet me Poloninë, pasi nuk e merituam humbjen, në ndeshjen më të rëndësishme që ishte dhe më e rëndësishmja në histori, patëm shumë probleme, me dëmtimet me Covidin, më erdhi shumë keq dhe jam i irrituar që nuk kisha lojtarë në stol për të bërë zëvendësime”, tha Reja

Tiranapost.al