SPORT

Rezultoi negativ ndaj koronavirusit, Mbappe gati për sfidë ndaj Dortmundit

Rezultoi negativ ndaj koronavirusit, Mbappe gati për sfidë ndaj
Pasditen e djeshme sulmuesi francez Kylian Mbappe iu nënshtrua analizave për të parë në se ishte preku nga koronavirusi, pasi kishte ndjerë djegie të fytit dhe simptoma të tjera të ngjashme me ato që shkakton virusi që po alarmon botën.

Testet rezultuan negative dhe sulmuesi është grumbulluar nga trajneri Thomas Tuchel për ndeshjen e kthimit të Ligës së kampionëve, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes” në orën 20:45, ndaj Borussias së Dortmundit.

Sulmuesi ishte pjesë e skuadrës edhe gjatë seancës stërvitore nxehëse të paradites së sotme dhe me shumë gjasë do të luajë titullar në sfidën përballë verdhezinjve, ku PSG do të kërkojë kualifikimin ndonëse humbi 2-1 takimin e parë.