SPORT

Rifillimi i Bundesligës nën masa të rrepta, lojtarët do të lajnë vetë rrobat

Rifillimi i Bundesligës nën masa të rrepta, lojtarët do
Bundesliga gjermane pritet të rifillojë në datë 9 maj, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm duke respektuar masa tepër të rrepta sigurie që përfshijnë madje larjen e rrobave nga vetë lojtarët.

Sigurisht që nuk do të lejohen tifozët dhe madje ka një numër të kufizuar njerëzish që do të lejohen në një ndeshje, vetëm 322 persona, të cilët do të shpërndahen në vende të ndryshme brenda dhe jashtë stadiumit.

Ndryshimet drastike janë shumë të nevojshme për shkak se koronavirusi është akoma prezent, për këtë arsye do të blihen teste me vlerë rreth 2.2 milionë paund për lojtarët dhe stafet.