Robert Levandovski shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, Ronaldo rrëmben çmimin special

Robert Levandovski ka fituar çmimin lojtari më i mirë i vitit 2021 nga FIFA. Ai garonte mes argjentinasit Lionel Messi dhe lojtarit egjiptian Mo Salah.
Ndërsa çmimin lojtarja më e mirë e vitit e ka rrëmbyer lojtarja spanjolle Alexia Putellas, që luan me ekipin e Barcelonës.
Çmimet e tjera:
Formacioni XI i FIFA Fifpro për meshkuj: Donnarumma; Dias, Bonuçi, Alaba; Jorginho, Kante, De Bruyne; Ronaldo, Haaland, Leëandoëski, Messi
Formacioni XI i FIFA Fifpro për Femra: Chistiane Endler; Lucy Bronze, Ëendy Renard, Mille Bright, Magdalena Erikkson; Estafania Banini, Carli Lloyd, Barbara Bonansea; Vivianne Miedema, Marta, Alex Morgan
Çmimi i tifozëve të FIFA-s – Tifozët e Danimarkës dhe Finlandës
Trajneri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Thomas Tuchel
Trajnerja më e mirë e FIFA-s për femra – Emma Hayes
Çmimi i FIFA Fair Play – Kombëtarja dhe Stafi i Danimarkës
Çmimi Puskas – Erik Lamela
Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj – Edouard Mendy
Portieri më i mirë i FIFA-s për femra – Christiane Endler
Çmimi Special i FIFA-s – Christine Sinclair
Çmimi Special i FIFA-s – Cristiano Ronaldo
Golashënuesi rekord i të gjitha kohërave në nivel ndërkombëtar – Cristiano Ronaldo
Tiranapost.al