SPORT

Robert Lewandowski fiton trofeun e Këpucës së Artë

Robert Lewandowski fiton trofeun e Këpucës së Artë

Robert Lewandowski mori sot trofeun e Këpucës së Artë për sezonin 2021/22, një çmim që i jepet sulmuesit më të mirë në ligat europiane.

Ylli polak shënoi 35 gola në sezonin e fundit të Bundesligës me Bayern Munichun dhe me 70 pikë të fituara arriti të triumfojë në garën për “Këpucën e Artë”.

Me këto shifra, ylli polak kaloi Kylian Mbappen të PSG-së, i cili kishte 56 pikë, Ciro Immobile i Lazios dhe Karim Benzema i Real Madridit me nga 54 pikë secili.

Robert Lewandowski fiton trofeun e Këpucës së Artë

“Jam i lumtur, falënderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuar, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar për këtë sfidë. Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Faleminderit shumë!” u shpreh Lewandowski.

Është hera e dytë radhazi që sulmuesi polak merr këtë çmim. “Këpucën e Artë” e ka fituar gjashtë herë legjenda e Barcelonës, Messi ndërsa Cristiano Ronaldo e ka fituar katër herë.