SPORT

Ronaldinho në paraburgim, por “kartoni” i tij kërkohet nga shumë skuadra

Ronaldinho në paraburgim, por “kartoni” i tij kërkohet nga
Ronaldinho Gaucho, i cili është në paraburgim në Agrupación Especializada (një ndërtesë qeveritare që funksionon si burg) për hyrje të paligjshme në Paraguai me një pasaportë false, është lojtari më i kërkuar për  ligën futbollit të sallave “Cuadrilátero”.

Të burgosurit dhe oficerët e policisë mbi 35 vjeç marrin pjesë në kampionat dhe sipas “ABC TV Paraguay” disa të burgosur tashmë kanë kërkuar që Ronaldinho të jetë pjesë e ekipeve të tyre. “Ekipet që bëjnë përpjekje për ta siguruar shërbimet e Ronaldinhos janë: Villa Real, Pira Guasu, Halcones, Chacarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Cumbiero”. Gazetari Iván Leguizamón raportoi se “nëse Ronaldinho pranon të luajë në turneun e të burgosurve, ai nuk mund të shënojë një gol. Atij do t’i duhet të japë vetës asiste. Ky është kushti i imponuar nga shokët e tij të burgut.” Si gjithmonë, Dinho e pranoi rregullin “e rreptë” me një “buzëqeshje”.