SPORT

Ronaldo apo Messi, kush është futbollisti më i mirë sipas Zlatan Ibrahimoviç

Ronaldo apo Messi, kush është futbollisti më i mirë sipas

Mediat kanë nxjerrë në dritë deklarata të tjera nga autobiografia e futbollistit të njohur Zlatan Ibrahimoviç e titulluar “Adrenalinë”.

Teksa flet për Messin dhe Ronaldon, për pyetjen e zakonshme tashmë, cili prej të dyve është futbollisti më i mirë Ibra shkruan se: “Ata janë të dy shumë të fortë. Një zgjedhje e vështirë, nëse më duhet të them se zgjedh Messin e bëj sepse kam luajtur me të, e kam parë nga afër dhe e di që gjithçka që ai bën është natyrale, nuk është e ndërtuar. Është e gjitha lëvizje, gjithçka natyrore”.

Sportisti më i madh ndonjëherë për të është Muhamed Ali, boksieri legjendar amerikan.

“Më i madhi në histori është Muhamed Ali, jo vetëm për atë që bëri në ring, por edhe për atë që bëri jashtë. Për karakterin e tij, personalitetin e tij dhe sa i fortë ishte.”

Ndërsa lojtari më i mirë i të gjitha kohërave për të është Ronaldinho.

“Ronaldo Fenomeni. Më shumë se Maradona? Nuk e kam jetuar live, ndoshta për brezat e tjerë është më i forti nga të gjithë. E pashë Ronaldon live dhe si fëmijë e imitova, u përpoqa dhe vazhdova”.

Teksa ndan sekretin e tij për të qënë në formë në të dyzetat ai shkruan:“Mentaliteti. Duhet të punosh shumë dhe shumë, unë bëj sakrifica. Unë po sfidoj trupin tim çdo ditë.”

Tiranapost.al