SPORT

Ronaldo gati t’i bashkohet Juventusit në stërvitje

Ronaldo gati t’i bashkohet Juventusit në stërvitje
Pritjes tashmë duket se i ka ardhur fundi. Rikthimi i Cristiano Ronaldos në stërvitjen e Juventusit është shumë pranë. Ylli portugez po respketon ditët e fundit të izolimit dhe që nga e marta do të ketë mundësi që të mund të stërvitet rregullisht në Continasa. Ashtu siç shkruan edhe Tuttosport, CR7 është rikthyer nga Portugalia të hënën e 4 majit dhe në këtë mënyrë countdoën-i per fundin e 14 ditëve të karantinës po vjen drejt finishit. Në këtë mënyrë Juventusi mezi po pret që lojtari më i mirë i skuadrës t’i bashkohet grupit në stërvitje por jo vetem pasi bardhezinjte po presin edhe lojtarët e tjerë të huaj që kanë lënë shtetet e tyre per t’u rikthyer në Torino në mënyrë që të bëhen gati për rifillimin e sezonit në Serie A.

Matuidi dhe të premten Douglas Costa, Alex Sandro e Danilo ishin në stërvitje me skuadrën. Ndërsa të fundit që do të mund të kthehen në Vinovo do të jenë padyshim Rabiot e Gonzalo Higuain, të cilët janë kthyer ne Itali respektivisht të enjten dhe të premten. Në pritje që të përfundohen dhe modifikohen ashtu siç duhet protokollet e sigurisë që më pas do të bëjne të mundur edhe rinisjen e futbollit në Itali, lojtarët bardhezinj do të behen gati që të rinisin edhe stërvitjen kolektive pas ketyre dy javëve ku deri më tani janë stërvitur në mënyrë individuale. Në këtë mënyrë edhe Juventus kërkon ta ketë sa më të plotë grupin e lojtarëve per t’u bërë gati në datën që pritet të përcaktohet për rifillimin e Serie A në Itali.