SPORT

Ronaldo me probleme, rrezikon sfidat me Kroacinë dhe Suedinë

Ronaldo me probleme, rrezikon sfidat me Kroacinë dhe Suedinë
Portugalia në hall për gjëndjen e Cristiano Ronaldos. Vetëm dy ditë para përballjes me Kroacinë në Nations League, CR7 ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë. Paraditen e sotme ylli i luzitanëve nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve të largojë infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Nations League. Portugalia e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sanches. Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën. Mungesa e Cristiano Ronaldos do të ishte një humbje e madhe për Portugalinë në këto dy sfida të rëndësishme.