SPORT

Rudiger pranë largimit nga Chelsea

Rudiger pranë largimit nga Chelsea

Mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger duket se do të largohet nga Chelsea. Mbrojtësi po mendon largimin pasi është lënë jashtë skuadrës në dy ndeshjet e para të Premier League.

Klubi londinez duket se nuk ka më besim tek 27-vjeçari pasi këtë verë transferoi Thiago Silva nga Paris Saint Germain.

Ai luan në Londër që prej vitit 2017, pasi u transferua nga Roma për shifrën e 37 milion eurove.