SPORT

Sebastian Vettel zgjedh Aston Martin

Sebastian Vettel zgjedh Aston Martin
Tani është zyrtare: Sebastian Vettel do të garojë me Racing Point në 2021, që do të quhet Aston Martin nga viti i ardhshëm.

Gjermani, katër herë kampion bote me Red Bull, i cili do të largohet nga Maranello i kuq në fund të kontratës së tij në fund të vitit, do të vazhdojë karrierën e tij me prodhuesin britanik. Vettel do të zërë vendin e Sergio Perez.

“Një privilegj, unë jam akoma i motivuar për të arritur suksese të tjera. jam i kënaqur që më në fund ndaj këtë lajm emocionues për të ardhmen time. Jam jashtëzakonisht krenar të them se do të bëhem piloti i Aston Martin në vitin 2021. Është një aventurë e re për mua me një prodhues me të vërtetë legjendar të makinave – më bëri përshtypje rezultatet që ekipi ka arritur këtë vit dhe besoj se e ardhmja është edhe më e ndritur”, deklaroi Vettel pas njoftimit zyrtar. 

Piloti gjerman beson se do të jetë konkurrues dhe do të synojë trofe me ekipin e ri.

“Energjia dhe angazhimi i Laurenc Stroll në sport janë një burim frymëzimi, unë mendoj se ne mund të ndërtojmë diçka të veçantë së bashku. Unë ende kam një pasion të madh për Formula 1 dhe motivi im i vetëm është të garoj për të fituar. Të jesh në gjendje ta bësh atë me Aston Martin do të jetë një privilegj”, u shpreh Vettel, që nuk arriti të fitoj Botërorin me Ferrarin.