SPORT

Sepp Blatter: Kupa e Botës në Katar ishte një vendim i gabuar

Sepp Blatter: Kupa e Botës në Katar ishte një vendim i gabuar

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter thotë se vendimi për t'i dhënë Kupën e Botës 2022 Katarit ishte i gabuar.

Blatter ishte president i organit qeverisës të futbollit botëror kur Katarit iu dha turneu në vitin 2010.

“Unë kisha të drejtë në një moment kur thashë qw ky kampionat nuk duhet të shkojë atje” u shpreh ai, teksa shtoi se “Katari është një vend shumë i vogël për të pritur turneun dhe se futbolli dhe Kupa e Botës janë shumë të mëdha për të”.

Shteti i Gjirit është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks, historikut të të drejtave të njeriut dhe trajtimit të punëtorëve migrantë.