Serena Williams mirëpret Roger Federer në klubin e pensionistëve

E Premte 16 Shtator 2022, 11:02
TiranaPost
Serena Williams, tenistja që u tërhoq nga karriera disa javë më parë, ka mirëpritur me humor, në klubin e pensionistëve Roger Federer.
“Ti frymëzove miliona e miliona njerëz të panumërt – përfshirë edhe mua – dhe ne nuk do të harrojmë kurrë. Mirë se erdhe në klubin e pensionistëve. Dhe faleminderit që ekziston”, shkruan Selena për Federer.
Federer, 41 vjeç vendosi t`i japë fund karrierës në tenis pas 20 titujve në Grand Slam.
Vendimi i Federer për t'u tërhequr nga sporti pas tre vitesh lëndime të herëpashershme në gju.
Ai mbajti një fjalim emocionues, të cilin e lexon këtu.