Serena Williams ka njoftuar tërheqjen e saj nga tenisi në të ardhmen e afërt.
“Është gjëja më e vështirë që mund të imagjinoja ndonjëherë”, ka deklaruar tenistja legjendare për Vogue. “Nuk dua që të përfundojë, por në të njëjtën kohë jam gati për atë që do të vijë më pas.”
Dalja në pension e Williams nuk është e menjëhershme. Siç zbuloi ajo ende shpreson se mund të luajë në US Open në Nju Jork më vonë këtë muaj.
Kampionia 40-vjeçare jo vetëm që dëshiron të kalojë më shumë kohë me burrin e saj, Alexis, dhe vajzën e tyre pesëvjeçare, Olympia, por ajo zbuloi se çifti po përpiqet të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen e afërt.
“Unë definitivisht nuk dua të mbetem përsëri shtatzënë si atlete', tha ajo.