Serena Williams përballë numrit 2 të botës Anett Kontaveit në US Open

Serena Williams, e cila synon t’i japë fund karrierës së saj të njohur të tenisit, pas turneut të US Open, do të përballet me numrin 2 të botës, Anett Kontaveit nga Estonia.
Williams filloi lojën teke të US Open të hënën me një fitore 6-3, 6-3 ndaj Danka Kovinić të Malit të Zi. Ishte ndeshja e tretë e Williams që kur njoftoi në revistën Vogue se do të largohet nga tenisi pas US Open.
Williams gjithashtu do të hapë lojën në dyshe me motrën e saj Venus Williams të mërkurën.
Fitorja në raundin e hapjes ndaj Kovinić ishte më e mira që Serena ka arritur që nga rikthimi i saj nga lëndimi.
Ajo ka arritur të fitojë vetëm një ndeshje që nga kthimi në qershor dhe nuk ka qenë në gjendje t'i afrohet formës që e ndihmoi të fitonte titullin e saj të fundit Grand Slam në 2017.