SPORT

Sergio Ramos flet pasi Luis Enrique e la jashtë Botërorit: Fatkeqësisht do më duhet ta shoh nga televizori

Sergio Ramos flet pasi Luis Enrique e la jashtë Botërorit:

Ish mbrojtës i Realit dhe kombëtares spanjolle, Sergio Ramos ka folur publikisht pasi trajneri Luis Enrique e la jashtë ekipit për botërorin Katar 2022.

Ramos, i cili tashmë luan për PSG-në pati lëndime të shumta sezonin e kaluar dhe kjo bëri që ai të lihej jashtë botërorit.

Sergio Ramos flet pasi Luis Enrique e la jashtë Botërorit:

Në një deklaratë për mediat futbollisti i cili ka fituar 1 kampionat botëror dhe 2 Europian më ekipin kombëtar të Spanjës ‘La Furia Roja’ u shpreh: Kupa e Botës? Sigurisht, ishte një nga ato ëndrrat e mëdha që duhej të përmbushej. Do të ishte i pesti, por fatkeqësisht do të më duhet ta shikoj nga shtëpia. Është e vështirë, por çdo ditë dielli lind përsëri. Absolutisht asgjë nuk do të ndryshojë tek unë. As mentaliteti, as pasioni im, as këmbëngulja, as mundi dhe përkushtimi i 24 orëve duke menduar për futbollin. Kjo është ndjenja ime dhe doja ta ndaja me ju. Faleminderit të gjithëve për dashurinë, ka shumë sfida dhe synime për të përmbushur. Shihemi së shpejti. Unë uroj të jeni mirë. Ecim Spanja!