SPORT

Serie A pezullohet deri më 3 maj, Premier Liga angleze deri më 30 prill

Serie A pezullohet deri më 3 maj, Premier Liga angleze deri më 30

Përhapja në masë e koronavirusit në Itali duket se ka lënë në pikëpyetje rifillimin e sezonit futbolistik të Serie A.

Deri më tani është vendosur data 3 maj, si datë përfundimtare për fillimin e tyre.

Por diskutohet që Serie A të shtyhet edhe pas datës 30 qershor, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer skuadrave të kampionatit.

Ata shprehen se nuk duan që kampionati të zhvillohet gjatë muajve korrik dhe gusht për shkak të përfundimit të kontratave të lojtarëve, e cila mund të shkaktonte ngërç në lojë.

Super Liga turke

Pas konfirmimit të viktimës së dytë nga koronavirusi në Turqi, Super Liga e futbollit do të pezullohet për një muaj.

Turqia i vijonte ndeshjet me dyer të mbyllura por, shumë lojtarë dhe trajnerë janë shprehur se duan që kampionati të shtyhet si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Premier Liga angleze

Federata Angleze e Futbollit njoftoi zyrtarisht pezullimin e kampionateve të futbollit deri më datë 30 prill.

Gjithashtu ato deklarojnë se kampionati do të mbyllet deri më datë 1 qershor.