SPORT

Shakhtari trondit Realin, spanjollët zgjohen me vonesë

Shakhtari trondit Realin, spanjollët zgjohen me vonesë

Real Madridi bën blofin e parë të madh në fazën e grupeve të Championsit. Skuadra madrilene, rekordmene sa i përket numrit të trofeve të fituar në këtë kompeticion, u mosht 2-3 brenda në stadiumin “Alfredo Di Stefano” nga Shahkthar Donetsku, që në minutat shtesë pati ndihmën e VAR-it në anulimin e golit të Valverdes për pozicion jashtë loje të Vinicius (ishte në rrezen e portierit, duke i penguar pamjen).

Ukrainasit udhëhoqën 0-3 në pjesën e parë me golat e Tete (29’) dhe Solomon (42’) dhe autogolin e Varane (33’), me “Los Blancos” që u kapën të përgjumur dhe nuk po u besonin syve nga ajo që po ndodhte.

Reagimi i kampionëve të Spanjës ishte i menjëhershën në pjesën e dytë, me Modric dhe Vinicius Junior që shkurtuan diferencën në 2-3 brenda 5 minutave lojë (54’ dhe 59’), por nuk ishte e thënë që skuadra e Zidane të shmangte humbjen.

Nuk pati fitues në takimin e Grupit A mes Salzburgut dhe Lokomotivës së Moskës, që shënuan nga dy gola në portat respektive (Szobolszai 45’, Junuzovic 50’/ Eder 19’, Lisakovich 75’).