SPORT

Shehi: Tirana ime me këmbë në tokë, do i marim ndeshjet një nga një

Shehi: Tirana ime me këmbë në tokë, do i marim ndeshjet

Orges Shehi në Gol pas Goli në analizën që i bëri fitores së Tiranës ndaj Bylisit, u shfaq me këmbë në tokë, duke theksuar se pavarisht këtyre dy sukseseve radhazi, bardheblutë nuk flasin për objektiva dhe do i marin ndeshjet një e nga një.

“Kur mungojnë lojtarë nuk mund të jesh i qartë. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi dhe më pas e studiuam dhe e shmangëm presionin e Bylisit. Më vjen mirë që shënuam edhe pse nuk po dilnim rrjedhshëm. E rëndësishme është të dalësh para portës, nëse sulmuesit shënojnë janë më të qetë, por edhe ata do të shënojnë. Nëse shkon me shumë lojtarë në zonën kundërshtare, shënojnë edhe mesfushorët apo mbrojtësit. Torassa, Cale, Batha mungonin dhe pa ta nuk është e lehtë. Kemi kërkuar gjithmonë që të kemi ekuilibër dhe të mos rrezikojmë mbrapa”.

“Në një skuadër kampione pritshmëritë janë të mëdha. E rëndësishme është te jemi 100%, nuk jemi ende të plotë dhe nuk mund të shprehemi plotësisht. Kundërshtarët janë para, ne do bëjmë maksimumin për t’i arritur. Do jemi me këmbë në tokë dhe nuk fluturojmë nga euforia. Shohim ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Shehi.