Shkolla e Kamzës u shpall fituese në basketboll, Rama i jep kupën ekipit të vajzave

E Enjte 30 Mars 2023, 21:01
TiranaPost
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në ndeshjen finale të basketbollit mes shkollave 9-vjeçare, asaj mes shkollës “Hilary Clinton” dhe “Dhora Leka”, ku fituese doli ekipi i vajzave të Kamzës.
Kryeministri Rama i cili shpërndau medaljet, përgëzoi shkollën fituese.
“Unë pashë një pjesë të ndeshjes por realisht, nuk e prisja të ishte një ndeshje kaq e fortë, kaq e bukur, kaq e barabartë. Të dyja skuadrat e meritonin të fitonin por nuk fitojnë dot dy, fiton një dhe sot Kamza i dha Tiranës një mësim. Kështu që, ju lumtë; luajtët me shpirt, luajtët me inat, luajtët me durim dhe fituat”, - u shpreh Kryeministri Rama.