SPORT

Shorti i Europa League, Man United me fat, Interi nëse kalon Getafen sfidon Leverkusen

Shorti i Europa League, Man United me fat, Interi nëse kalon Getafen sfidon
Evitohet përballjet big në çerekfinalet në Europa League duke lënë gjithçka për fazën gjysmëfinale dhe finalen e madhe. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Final Eigth të edicionit 2019-2020 të Europa League që do të zhvillohet në Gjermani ,me Manchester United e Interin që evituan një përballje direkte dhe nëse i shkojnë deri në fund mund të përplasen me njëra tjetrën në finalen e madhe. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të jenë me ndeshje teke. Fituesja e çiftit Ëolfsburg-Shakthar do të përballet në çerekfinalen e parë me fituesen e çiftit Frankfurt-Basel me zviceranët që pothuajse e kanë prerë biletën për në fazën tjetër. Manchester United që pritet ta ketë thjeshtë një formalitet sfidën e kthimit ndaj austriakëve të Lask në çerekfinale do të ketë sërish një short të lehtë pasi do të sfidojë skuadrën që do të kualifikohet nga çifti Istanbul Basaksehir- FC Copenahgen.

Interi nëse eliminon Getafen në sfidën e 1/8-ave që do të zhvillohet në Gjermani do të masë forcat me shumë mundësi me Bayer Leverkusen në çerekfinale pasi gjermanët janë pothuajse të kualifikuar në sfidën e 1/8 ndaj Rangers. Ndërkohë fituesja e Roma-Sevilla do të masë forcat me skuadrën e kualifikuar nga çifti Olympiacos-Wolves. Në gjysmëfinale e kualifikuara mes Romës, Sevillas apo edhe Wolves mund të përballet me Manchester United, ndërsa një mes Interit, Getafes apo Bayer Leverkusen me Baselin ose Shaktharin që janë pothuajse me një këmbë në çerekfinale. Final Eight i këtij edicioni të Europa League, përfshirë edhe dy sfidat e 1/8 Gefate-Inter dhe Roma-Sevilla do të luhen në 4 stadiume gjermane, në Duisburg, Koln, Leverkusen dhe Gelsenkirchen me ndeshje teke.