SPORT

Shpërthen Immobile ndaj mjekut anglez: Shkofsh në ferr, idiot!

Shpërthen Immobile ndaj mjekut anglez: Shkofsh në ferr, idiot!
Një provokim i mjekut anglez, Christian Jessen, tërbon Ciro Immobilen. Gjatë një programi televizv, kushtuar Coronavirusit dhe efekteve shkatërrimtare të tij, Jessen do të shprehej:

“Italianët e përdorin Coronavirusin për të marrë pushim, sepse nuk duan të punojnë (janë dembelë)”.

Një goditje nën brez për një popull që po e vuan më së shumti përhapjen e pandemisë me mbi 20 mijë të prekur (të konfirmuar) dhe mbi 2000 të vdekur.

Ndër reagimet më të ashpra në rrjetet sociale, spikati ai i Ciro Immobiles, sulmuesit të Lazios:

“Shkoni dhe tregojuani të afërmve të të vdekurve ose atyre që janë duke luftuar për jetën këto broçkulla, idiot. Unë po të them nga thellësia e shpirtit: shkofsh në ferr!”