SPORT

Shqipëri-Poloni/ Swiderski flet për sulmin nga tifozët shqiptarë: Ishte pjesërisht faji im

Shqipëri-Poloni/ Swiderski flet për sulmin nga tifozët

Futbollisti Polak Karol Swiderski ka folur për trazirat në Air Albania Stadium në ndeshjen Shqipëri-Poloni, duke thënë se pjesërisht ishte faji i tij pasi vrapoi pa arsye drejt tyre pas golit për të festuar.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”, – tha Karol Swiderski.


Kujtojmë se gjatë ndeshjes me Poloninë e cila është e vlefshme për eliminatoret e botërorit Katar 2022, pas golit të polakëve, disa tifozë shqiptarë filluan të hidhnin shishe në fushë drejt futbollistëve të Polonisë, veprim që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 20 minuta.

Tiranapost.al