SPORT

Shqipëria do të luajë miqësoren me Spanjën në 2022

Shqipëria do të luajë miqësoren me Spanjën në 2022

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022.

Lajmin e ka konfirmuar Departamenti i komunikimit në FSHF, i cili bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë.

Ende nuk është përcaktuar stadiumi dhe ora e takimit.

Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë janë përballur në 7 sfida për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit.

Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2.

Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987 Shqipëria u mund me shifrat 5-0.

Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi në favor të spanjollëve që fituan 9-0.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.

Tiranapost.al