SPORT

Shqipëria fiton tri vende në klasifikimin botëror të FIFA-s

Shqipëria fiton tri vende në klasifikimin botëror të FIFA-s

Shqipëria ngjitet në vendin e 59-të të renditjes së FIFA-s. Kuqezinjtë fituan tri vende në klasifikimin botëror të publikuar për muajin tetor. Rritja e Kombëtares erdhi pas fitores së madhe me Republikën Çeke.

Rritje kishte edhe Kosova pas fitores me Andorrën, të cilët renditen në vendin e 105, pozita më e lartë e regjistruar në histori në klasifikimin e FIFA. Në vendin e parë renditet Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.