SPORT

Shqipëria gati për sfidën kundër Lituanisë, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria gati për sfidën kundër Lituanisë, publikohen
Shqipëria është gati të presë Lituaninë mbrëmjen e sotme (7 shtator) në Air Albania Stadium.

Është zbuluar dhe formacioni zyrtar që do të zbresë në fushë, e publikuar nga vetë faqja e UEFA-s.

Mbrojtja i është besuar Gjimshiti, Mihaj i cili debuton si titullar me fanellën kuqezi, Dermakut dhe Hysajt.

Në mesfushë janë rreshtuar Abrashi, Gjasula dhe Qazim Laçi sërish debutues titullar.

Ndërsa sulmi do të përfaqësohet nga Sadiku, Manaj dhe Trashi.

Në konferencën e djeshme, trajneri Reja ka shprehur besimin për një tjetër fitore siç bëri vetëm disa ditë më parë me Bjellorusinë me rezultatin 0-2.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:45.
Shqipëria gati për sfidën kundër Lituanisë, publikohen