SPORT

Shqipëria hyn në histori, Beqiri fiton ndeshjen në mes të Beogradit

Shqipëria hyn në histori, Beqiri fiton ndeshjen në mes të

Boksieri shqiptar Alban Beqiri ka arritur këtë të martë një performance të shkëlqyer në Botërorin e Boksit në Serbi, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe duke iu afruar edhe një hap me shumë titullit kampion.

Gjatë një ndeshjeje emocionuese në duelin e peshave 67-71 kg, Beqiri mposhti në çerekfinale jordanezin Zejad Eashash, duke e dominuar në këtë mënyrë takimin.

Me një boksim të shkëlqyer dhe me një teknikë të jashtëzakonshme si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ai triumfoi me rezultatin 4-1.

Falë kësaj fitoreje të katërt në Botërorin që po mbahet në Beograd, boksieri kuqezi ka siguruar medaljen e bronzit, që është një rezultat historik për Shqipërinë.

Tiranapost.al