Shqipëria merr dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare, Veliaj uron sportistët që ngritën lart flamurin tonë

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri kanë dhuruar sot dy medalje për Shqipërinë.
Mundësi Zelimkhan Abakarov rrëmbeu medaljen e arit duke u shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Abakarov triumfoi kundër egjiptianit Yehia Hafez me rezultatin 11-0. Ndërsa Islam Dudaev mori medalje bronzi.
Si Zelimkhan Abakarov ashtu dhe Islam Dudaev janë sportistë nga Çeçenia, afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar dy sportistët:
“Krenar për 2 mundësit e ekipit 🇦🇱, në Lojërat Mesdhetare, Zelimkhan ABAKAROV - Medalje Ari dhe Islam DUDAEV - Medalje Bronzi.
Të dy u betuan për ngjyrat kuq e zi para pak ditësh dhe sot ngritën lart flamurin tonë,” shprehet Veliaj.