Shqipëria merr medalje ari në ski! Lara Colturi shpallet kampione e botës në Austri

Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror të skive ka marrë medaljen e artë.
Skiatorja italiane me pasaportë shqiptare garoi në Kampionatin Botëror të të Rinjve në St.Anton të Austrisë dhe u shpall kampione e botës.
16-vjeçarja la pas zviceranen Grob dhe italianen Calaba, të cilat u renditën në vend të dytë dhe të tretë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku shkruan:
Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski.
Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski.
Tiranapost.al