Shqipëria mposht Ishujt Faroe, rrëmben vendin e dytë në Grupin E
Shqipëria arriti fitoren e dytë radhazi duke mundur kësaj radhe në transfertë Ishujt Faroe, e vlefshme për Europianin “Gjermani 2024”.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët provuan shumë herë në portën vendase, teksa goli erdhi në minutën e 20’ me Nedim Bajramin, por në fundin e pjesës së parë Ishujt Faroe barazuan me Faero.
Në pjesën e dytë, ishte Kristjan Asllani, i cili me një supergol kaloi sërish kuqezinjtë në avantazh në minutën e 51’. Në fund ishte Ernest Muçi i cili shfrytëzoi një rast të artë për të shënuar dhe golin e tretë.
Grupi E, ku bën pjesën edhe Shqipëria, kryesohet nga Çekia, me 7 pikë në 3 ndeshje, e ndjekur nga Shqipëria me 6, ndërkohë që më pas renditen Moldavia me 5, Polonia me 3 dhe Ishujt Faroe me 1 pikë.
Në duelet e radhës, Çekia pret Shqipërinë më datën 7 shtator, ndërkohë që Polonia përballet me Moldavinë, po në këtë datë.