SPORT

Shqipëria mund 2 me 0 Poloninë, renditet e para në grupin E

Shqipëria mund 2 me 0 Poloninë, renditet e para në grupin E

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë një fitore me peshë në shtëpi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut.

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Polonisë.

Në minutën e 37' Asani shënoi golin e parë nga distanca.

Ndërsa në minutën e 62’, Daku u fut në fushën e lojës për t’i zënë vendin Cikalleshit, dhe goli erdhi nga ai. Pak sekonda pasi preku fushën e blertë, Daku mori një top nga Ramadani dhe goditi fortë topin duke e dërguar në rrjetë.

Tashmë Shqipëria zë vendin e parë në grup me 10 pikë, Çekia dhe Moldavia nga 8 pikë, Polonia me gjashtë pikë në vendin e katërt, ndërsa Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë.