Shqipëria ndahet me barazim 1-1 në Abu Dhabi. Ndeshja nuk u transmetua në asnjë TV

Miqësorja e Shqipërisë me Arabinë Saudite ka përfunduar në barazim 1-1 mbrëmjen e sotme në stadiumi Al Nahyan në Abu Dhabi. Për kuqezinjtë shënoi Bekim Balaj në minutën e 48 të ndeshjes, nsërsa skuadra e Arabisë Saudite shënoi me penallti në minutën e 43 të me Saleh Khalid Alshehri.
Në këtë miqësore trajneri Edy Reja provoi lojtarët e Superligës dhe ata që nuk kanë marrë shumë minuta në grumbulimet e mëparshme. Trajneri italian i kombëtares shqiptare e nisi përballjen me këtë formacion zyrtar: Kastrati, Hadroj, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku; Mala, Deliu, Muçolli; Cikalleshi, Xhixha.
Kjo ndeshje nuk u transmetua në asnjë televizion dhe u zhvillua nën një terr informativ, pasi vendasit nuk kanë lejuar as transmetimin dhe as raportimin për të nga brenda stadiumit.