SPORT

Shqipëria përzgjidhet si shteti organizator i Europianit të Peshëngritjes U-17 dhe U-23

Shqipëria përzgjidhet si shteti organizator i Europianit të

Mbledhja e Bordit të Federatës Europiane të Peshëngritjes, e cila u zhvillua ditën e sotme në Moskë ka caktuar unanimisht Shqipërinë si vendin organizator të Kampionatit Europian të Peshëngritjes për grupmoshat U-17 dhe U-23 që do të zhvillohet në tetor të vitit 2022.

Shqipëria është një vend kompetitiv në sportin e peshëngritjes dhe organizimi i Kampionateve Europiane të Moshave në vendin tonë, mund t’i japë edhe avantazhin psikologjik peshëngritësve tanë që të arrijnë në pozicionet e medaljeve.

Tiranapost.al