SPORT

Shqipëria prek fundin ndaj Lituanisë

Shqipëria prek fundin ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Shqipërisë humbet me rezultatin 0-1 ndaj Lituanisë në “Air Albania” duke fshirë fitoren e mirë ndaj Bjellorusisë. Një ndeshje e turpshme nga ekipi kuqezi që dhuroi një paraqitje të denjë për një ekip amator.

Skema e Rejës 3-5-2 me një ekip si Lituania nuk dhuroi asgjë. Aspak dëshirë, zero grintë dhe asnjë ide loje.

Ndeshja ndaj Lituanisë mund të ishte dhe më katastrofike nëse nuk do të ishte për Strakoshën që ndërhyri në dy momente për të mbajtur portën e paprekur në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi më keq, pasi i falëm gol kundërshtarit.

Gjasula i dhuroi një top Kazlauskas që duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit tonë dhe ndërhyrjen e avashtë të Hysajt dërgoi topin në rrjetë. Lituani fiton ndeshje e parë në 4 vite dhe merr 3 pikë pas 23 ndeshjesh në kompeticione.