SPORT

Shqipëria pret biletën për në Euro 2024!

Shqipëria pret biletën për në Euro 2024!

Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar për Evropianin e Gjermanisë. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Moldavinë në transfertë, rezultat që mjaftoi për të prerë biletën për “Euro 2024”.

Ishin moldavët që dhanë shkëndijen e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nicolaescun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik, me Baboglo që në minutën e 87-të barazoi ndeshjen për moldavët. Me këtë barazim kuqezinjtë janë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2024.

Kjo është hera e dytë në histori që Kombëtarja jonë kualifikohet në Evropian, pas "Euro 2016".