SPORT

Është golshënues i Milanit, Gazidis gati ta blejë përfundimisht nga Eintrachti

Është golshënues i Milanit, Gazidis gati ta blejë
Deri në janar ishte një zhgënjim total, pro në vitin 2020 sulmuesi kroat Ante Rebic rilindi totalisht me Milanin dhe jo më kot është golshënuesi i dytë më i mirë pas Cristiano Ronaldos, me 9 gola të shënuar.

Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të binden plotësisht për cilësitë e tij dhe të vihen në lëvizje për blerjen përfundimtare të kartonit nga gjermanët e Eintrachtit të Frankfurtit.

Marrëveshja e huazimit përfundon në verën e 2021-shit dhe Milani zotëron të drejtën e blerjes, të cilën dëshiron ta ushtrojë që këtë verë, pasi ka marrë edhe miratimin e Ralf Rangnick, i cili pritet të jetë trajneri i ri.

Ivan Gazidis pritet të ketë një takim me homologët e tij te klubi i Eintrachtit, të cilëve do t’u ofrojë rreth 25 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e Rebic, i cili nga ana tjetër pritet të ketë edhe një përmirësim të pagës nga 2.5 në 3 milionë euro në sezon.