SPORT

‘Është si një ëndërr e bërë realitet’. Letra e Ronaldos për tifozët e Manchester-it

‘Është si një ëndërr e bërë

Pas letrës për tifozët juventinë, Cristiano Ronaldo ka shkruar disa rreshta edhe për tifozët e Manchesterit.

Katër ditë më parë firmosi marrëveshjen për t`u rikthyer në shtëpinë e tij, në atë të vjetrën. Vetë Ronaldo kishte shprehur vullnetin për të mos qëndruar në Itali dhe dy skuadrat ranë dakord për transferimin e tij.

Letra e plotë e postuar në Instagram:

“Të gjithë ata që më njohin e njohin edhe dashurinë time të pafundme për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub kanë qenë absolutisht të magjishëm dhe kemi shkruar historinë me gërma të arta në këtë institucion. Mezi gjej fjalët për të shpjeguar ndjenjat e mia teksa rikthimi në “Old Trafford” bëhet publik. Është si një ëndërr e bërë realitet të luaj sërish në Manchester United. Edhe kur kam luajtur gjatë kësaj kohe si kundërshtar i kësaj skuadre, kam ndjerë dashurinë dhe respektin e fansave në tribunë. Kjo është 100% ajo që kam ëndërruar.

Liga ime e parë Kombëtare, Kupa ime e parë, Liga ime e parë e Kampionëve, Këpuca ime e parë e Artë dhe Topi i Artë i parë, të gjitha ato kanë lindur nga lidhja e veçantë mes meje dhe “Djajve të Kuq”. Historia është shkruar në të kaluarën dhe do të shkruhet përsëri. Ju jap fjalën.

Jam sërish këtu. Jam në vendin të cilit i përkas. Le të përsërisin historinë!"