SPORT

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit të infermieres: Një javë para se të ndërronte jetë goditi kokën

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

Diego Maradona u rrëzua dhe goditi kokën një javë para se të vdiste dhe mbeti vetëm për tre ditë pa ndihmë, ka pohuar infermierja e tij.

Legjenda argjentinase e futbollit, 60 vjeç, ndërroi jetë nga një atak kardiak, në shtëpinë e tij në Buenos Aires javën e kaluar.

Ndërsa policia po heton vdekjen e tij lidhur me akuzat për neglizhencë mjekësore, një avokat i infermieres thuhet ka thënë se ai goditi kokën gjatë një incidenti, të ndodhur në shtëpinë e tij.

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

Sipas mediave lokale, Maradona nuk u dërgua në spital as nuk iu bë një skaner për plagën në anën e djathtë të kafkës së tij.

Në atë kohë, ai ishte duke u rikuperuar nga operacioni në tru që iu nënshtrua pas një trompoze dhe kishte një grup infermierësh në shërbim gjatë gjithë kohës.

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

"Maradona u rrëzua të mërkurën e javës para vdekjes së tij. Ai ra dhe e goditi kokën, por ata nuk e çuan në spital për një rezonancë apo skaner. Maradona nuk ishte në gjendje të merrte asnjë vendim - pas rënies ai mbeti vetëm për tre ditë në dhomën e tij, askush nuk e pa dhe as nuk e ndihmoi”, citohet avokati.

Të shtunën, u raportua se infermierja pranoi se ajo kishte gënjyer se i kishte kryer një kontroll në mëngjes.

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

Rrëfimi i bujshëm shtoi më shumë mister për rrethanat e vdekjes së parakohshme të yllit të futbollit. Raportimet fillestare tregonin se nipi 24-vjeçar, i cili jetonte me të, ishte personi i fundit që e pa gjallë mëngjesin e ditës që ndërroi jetë. Sipas tij, ai i tha  "Nuk po ndihem mirë" para se të shkonte për t’u shtrirë sërish dhe të ndërronte jetë në gjumë.

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

Por hetuesve tani u është thënë se ai nuk u ngrit kurrë të mërkurën për të ngrënë diçka. Policia gjeti një sanduiç të një nate më parë, që e kishte lënë pa ngrënë në dhomën e tij të gjumit. Një infermiere në turnin e natës u tha policëve se e kishte parë yllin "duke fjetur dhe duke marrë frymë normalisht në shtrat" rreth orës 6.30, ditën që vdiq.

Shtohet misteri për vdekjen e Diego Maradonës pas rrëfimit

Ajo më pas pretendoi se e pa atë të gjallë në orën 9.20, por më pas pranoi se nuk hyri më kurrë në dhomën e futbollistit dhe se kishte gënjyer./ Burimi The Sun

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al