SPORT

Shtoi 12 kg në 15 muaj, talenti norvegjez është thjesht një kafshë

Shtoi 12 kg në 15 muaj, talenti norvegjez është thjesht një
Erling Haaland vazhdon vazhdon të prodhojë lajme jo vetëm sa u përket golave të shënuar. Finalizimi që simbolizoi rinisjen e futbollit në Europë pas periudhës së karantinës, tregoi se norvegjezi mbetet një fenomen i futbollit (ra në sy te Salsburgu në Austri për të shkëlqyer edhe më fort në Bundesligë te Borussia Dortmund).

Ish-futbollistit i skuadrës së të rinjve të Moldes në Norvegji, i është dashur të menaxhojë me shumë kujdes fizikun e tij (1.94 metra i gjatë), për këtë arsye ka punuar me një trajner personal (Borre Steenslid) me ndihmën e të cilët ka zhvilluar edhe masën e duhur muskulore për një periudhë shumë të shkurtër.

Haaland kishte fizikun e një adoleshenti, por trupi i tij ishte i predispozuar për një shpërthim muskulor.

“Fiziku i tij përgjigjet kaq mirë në stërvitje duke shfrytëzuar edhe përparësitë gjenetike,” – deklaroi trajneri i tij personal. – “Ka shuar 12 kg masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse ishte zgjatur 20 centimetra në një kohë relativisht të shkurtër dhe trupi i tij ishte çekuilibruar. Na u desh ta nisnim nga fillimi.”

Përveç stërvitjes së fortë, Haaland i ka kushtuar shumë vëmendje edhe dietës.