Si ndihmuan talebanët në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës në Katar

E Shtunë 26 Nëntor 2022, 11:43
TiranaPost
Talebanët fituan miliona nga Kupa e Botës, duke ofruar pajisje ndërtimi për të ndërtuar stadiume në Katar, raporton The Telegraph.
Një burim nga zyra e talebanëve në Doha zbuloi se një kontigjent i madh i udhëheqjes talebane jetonte në Doha nga viti 2013, ku ata ishin të angazhuar në bisedimet e gjata të paqes me SHBA-në dhe OKB-në.
“Talebanët investuan shumë në ndërtimin e Kupës së Botës. Ata u paguan miliona,” pohoi burimi, duke shtuar se secili prej tyre është paguar deri në 10,000 £ për makineritë në muaj.”
Ata thanë se zyrtarëve iu dhanë pagesa të majme për të jetuar në vend gjatë negociatave të paqes, të cilat më pas u investuan në makineri të rënda ndërtimi.