SPORT

Simeone do Suarez-in te Atletico Madrid, “trembet” Juventus

Simeone do Suarez-in te Atletico Madrid, “trembet” Juventus

Ndërlikohet pista Luis Suarez për Juventusin. Jo vetëm për faktin që ekzistojnë ende mundësitë që sulmuesi uruguian të qëndrojë te Barcelona, por edhe për faktin se sëfundmi është futur në garë për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit edhe Atletico e Madridit. Simeone e pëlqen sëtepërmi “El Pistoleron” dhe i ka bërë një ofertë më të majme se Juventusi përsa i përket pagës, gjithsesi fjalën e fundit për të ardhmen e Luis Suarez do ta thotë Barcelona pasi uruguiani ka edhe një vit kontratë me klubin blaugrana.