SPORT

Sjellje e dhunshme nga tifozët, FSHF gjobit me dy milionë lekë 2 ekipet e derbit

Sjellje e dhunshme nga tifozët, FSHF gjobit me dy milionë lekë 2

Federata Shqiptare e Futbollit ka gjobitur me nga 2 milionë lekë të vjetra dy ekipet e derbit kryeqytetas, Tiranën dhe Partizanin pas sjelljes së dhunshme të tifozëve, të cilët hodhën flakadantë në fushë duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 në favor të Tiranës. Ekipi i Partizanit gjithashtu do të luajë 4 ndeshje pa tifozë, sipas vendimit të federatës.

Vendimi:

KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Sjellje e dhunshme nga tifozët, FSHF gjobit me dy milionë lekë 2

Tiranapost.al.Z.B