Skënderbeu eliminon Teutën me 10 lojtarë! Do të përballet me Vllazninë në finalen e Kupës së Shqipërisë
E Mërkurë 14 Prill 2021, 18:37
TiranaPost
Skënderbeu ka qenë surpriza e fazës gjysëm-finale të Kupës së Shqipërisë teksa ka eliminuar Teutën në fushën e saj me rezultatin 0-2. Korçarët kanë kaluar në avantazh që prej minutës së dytë me një penallti që u konvertua në gol nga Meksi.
Nodnëse Teuta shtoi presionin dhe pati raste të mira me sulmuesin Bregu, Skënderbeu ka arritur të dyfishojë rezultatin, por golashënuesi Berisha u penalizua me karton të kuq pasi mori të verdhën e dytë pasi hoqi fanelën gjatë celebrimit të golit.
Megjithatë edhe me 10 lojtarë, Skënderbeu e ruajti avantazhin e krijuar duke bërë që pas 56 vitesh Vllaznia e Shkodrës (e cila mundi me rezultatin 1-0 Laçin) dhe Skënderbeu i Korçës të përballen në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Tiranapost.al