SPORT

Sokol Cikalleshi i bën gol Bjellorusisë

Sokol Cikalleshi i bën gol Bjellorusisë

Ka nisur mbarë ndeshja me rezultatin aktual 1-0 falë golit të Sokol Cikalleshit të Kombëtares ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë po dominojnë në 30 minutat e para të ndeshjes, teksa disa herë i janë afruar portës së vendasve.

U desh një goditje nga jashtë zonës e sulmuesit kavajas Sokol Cikalleshi, i ndihmuar nga një devijim i vogël i Kejdi Bares që topi të tundte cepin e majtë të portës së Aleksandr Gutor dhe të shënonte golin.

Shqipëria luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ndërsa kujtojmë se pas 3 ditësh kthehet për të luajtur ndaj Lituanisë në ”Air Albania Stadium”.