SPORT

Solskjaer “në fije të perit”, Pochettino pret ofertën e Manchester United

Solskjaer “në fije të perit”, Pochettino pret ofertën

Në sfidës së shtunës, Newcastle-Manchester United, luhet edhe për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer. “Djajtë e Kuq”, vetëm 72 ore pas sfidës së “Saint James’ Park” do të luajnë po në transfertë, këtë radhë me Paris Saint Germain, në Champions League.

Nëse nuk vijnë dy fitore në këto ndeshje, norvegjezin pritet ta zëvendësojë Mauricio Pochettino, i cili është në pritje të një pankine të re që kur u shkarkua nga Tottenhami.

Pozitat e trajnerit norvegjez (Manchester United renditet në vendin e 16-të, me vetëm tri pikë në tri ndeshjet e para) janë në fije të perit, pavarësisht se ka rinovuar kontratën e tij në verë deri në vitin 2022. Familja Glazer (pronare e “Djajve të Kuq”) dhe CEO, Ed Woodward, presin një ndryshim të menjëhershëm të situatës së ekipit pas blerjeve të lojtarëve të tillë si Van de Beek, Alex Telles dhe Edinson Cavani. Pochettino, gjithsesi, po “përgjon” pas dere.