SPORT

Sot edhe nesër nuk do të ketë asnjë ndeshje botërori

Sot edhe nesër nuk do të ketë asnjë ndeshje botërori

Kupa e Botës së Katarit nisi më 20 nëntor dhe deri atëherë janë luajtur 56 ndeshje gjithsej. Ka përfunduar faza e grupeve dhe faza e 1/8.

Kompeticioni tashmë është në fazën çerekfinale dhe të mërkurën dhe të enjten nuk do të luhet asnjë ndeshje, në mënyrë që skuadrat të përgatiten për kete fazë.

Botërori rifillon të premten, ditë në të cilën do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale: Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinë.