SPORT

Spanja fiton 3 me 0 në përballjen me Kroacinë

Spanja fiton 3 me 0 në përballjen me Kroacinë

Spanja ka mposhtur Kroacinë sot në ndeshjen e orës 18:00.

Përballja përfundoi 3-0.

Goli i parë erdhi nga Alvaro Morata falë pasimit të Fabian Ruiz.

Pas 3 minutash Ruiz realizoi një tjetër supergol. I treti u shënua nga Karavahal në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Petkoviç shënoi për Kroacinë por goli iu anulua nga arbitri pas rishikimit në VAR.

Me këtë fitore Spanja, renditet në vendin e parë ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja e Grupit B, Itali-Shqipëri. Stadiumi në Dortmund është mbushur me shqiptarë.